Kompleksi Panorama

 

KOMPLEKSI PANORAMA


“Kompleks banimi dhe tregtimi”, i cili duke e krahasuar me ate qe eshte arritur ne Shqiperi deri tani, mund te thuhet se eshte nga me bashkekohoret. Kompleksi ka 13 kulla, nga te cilat 10 jane 9, 10, 11, 12, 16 kate dhe 3 jane 3, 6 kate. 70% te saj e zene siperfaqet e banimit dhe rreth 30% e zene ambjentet e ndryshme tregtare dhe argetuese, ku permendim qender biznesi, hotel, dyqane, restorante, piceri, lulishte etj. Ndertimi eshte projektuar ne formen e shkronjes “U”.
Aktualisht, jane ndertuar dhe shitur kullat e banimit dhe sherbimit me siperfaqe rreth 56.000m², ndersa eshte perfunduar dhe vene ne funksion te vete kompanise Qendra e Biznesit me sip. rreth 3.000m². Ka perfunduar investimi ne godinen Hotel “Prestige”, si dhe objektet “Restorant” dhe “Piceri”. Interesante eshte qendra e ketij trualli, me nje siperfaqe rreth 4.000 m² ku eshte realizuar nje lulishte e gjelberuar, me shumellojshmeri lulesh, shatervan dhe stola, qe krijojne ne teresi nje ambjent me te vertete relaksues.
Duhet thene se perveç te tjerave, i gjithe kompleksi ka rreth 11.400 m² siperfaqe parkimi. Nga ana gjeografike kompleksi ndodhet prane Unazes se Tiranes, ne rr. “Jordan Misja” dhe me sakte me hyrje prane shkolles se mesme teknike “Harry Fultz”. Ai kufizohet: nga veriu me rruge, nga jugu me konviktin e Shkolles Elektrike, nga perendimi me godinen shumekateshe te Qendres se Rregjistrimit te Pasurive te Paluajtshme (Hipoteka) dhe nga lindja me rr. “Jordan Misja”. Perveç ideve bashkekohore te projektit dhe punimeve teper cilesore, vendodhja e pershtatshme gjeografike brenda Unazes se Tiranes, shume pak metra larg Blv. “Zogu I”, lidhja e tij direkt me Unazen, ndihmon qe ky kompleks banimi dhe tregtimi te kenaqe me se miri kerkesat e tregut, duke qene keshtu nje garanci me shume per suksesin e ketij biznesi.
 
1
FRE2
cmyk
20160831_105436