PANORAMA 2

 

PANORAMA 2


Rezidenca “Panorama 2” është projekti më i ri i “Erjoni shp.k” në kryeqytetin e Tiranës. E ndërtuar në një zonë të qetë pranë Kompleksit “Panorama”, ajo ofron komoditetin e afërsisë vetëm 10 minuta larg qendrës së Tiranës. Gjithçka është projektuar në mënyrë të atillë, që të plotësojë të gjitha kërkesat e klientëve tanë. Ky objekt është projektuar nga arkitektë të mirënjohur. “Panorama 2” është dizenjuar me arkitekturë moderne, me fasadë të veshur me terakotë dhe termoizolim.

Rezidenca “Panorama 2” ofron një sërë zgjedhjesh për këdo që dëshiron të prenotojë apartamentin e tij apo të zhvillojë biznesin në ambientet e favorshme pranë këtij kompleksi të ri. Në godinë janë parashikuar ambiente të gjelbra, 2 kate parkim nëntokë, 2 kate për zhvillimin e njësive tregtare dhe 7 kate për apartamentet e banimit, të cilat ofrojnë ndarje funksionale dhe racionale të hapësirave lehtësisht të përshtatshme sipas nevojave të gjithsecilit.

Nëse jeni duke kërkuar idealen për të ngritur strehën tuaj të re të dashurisë, ambientin për biznes të suksesshëm, komoditetin e parkimit të sigurt çdo kohë, shërbimet administrative apo vendpushimin çlodhës në fund të ditës, jeni para zgjidhjes ideale. Rezidenca “Panorama 2”, një investim që shumë shpejt pritet të marrë formën e duhur, atë të një kompleksi multifunksional.